Konkurs fotografie në Fier/ Ndërsa në Gjirokastër, publiku ndjek shfaqjen “Buzëqeshja e hidhur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konkurs fotografie në Fier/ Ndërsa në Gjirokastër, publiku ndjek shfaqjen “Buzëqeshja e hidhur”

Fotografi kosovar Naim Shala është fitues i edicionit të 13-të të ekspozitës ndërkombëtare fotografike “Fokus Award 2022” me fotografinë “ Ecja e mjegullt e mëngjesit”.

 

Drejtori i festivalit, Arben Alliaj tregon se synimi kryesor është pasqyrimi i realitetit përmes fotografisë.

 

Advertisement

 Veçantia e këtij edicioni është pjesëmarrja e njërit prej fotoreporterëve më të mirë në botë , italianit Francesco Cito, i cili për mbi pesë dekada i është përkushtuar fotografisë e veprat e tij kanë zënë hapësirë të gjerë në mediat më të njohura botërore.

 

Fotografitë e 180 artistëve nga 23 shtete të ndryshme të botes sollën copëza arti edhe nga shtetet e Lindjes së Afërt e të Mesme.

 

Advertisement

Edhe në Gjirokastër kryefjalë gjatë fundjavës ishin krijimet artistike. Në skenën e teatrit “Zihni Sako” u dha premiera “Buzëqeshja e hidhur”.

 

Kjo vepër solli për artdashësit gjirokastritë dhe jo vetëm një pjesë të realitetit ku jetojmë. Për regjisorin Milto Kutali drama është pritur mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, autori Hysni Koka zbulon se po punohet edhe për vepra të tjera.

 

Advertisement

Aktorja Liljana Ristani shprehet se kjo vepër është pritur me shumë entuziazëm nga publiku. Ndërkohë, Ledia Çeli aktorja më e re e trupës së teatrit, tregon emocionet e rolit të saj të parë në skenë.

 

Kalendari i aktiviteteve në Gjirokastër do të vazhdojë të mbajë mbërthyer artdashësit shqiptare.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy