Tri vite pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të valles shqiptare, Besim Zekthi, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë koncertin “Legjenda e valles shqipe” mbrëmjen e kësaj të marte.
Me interpretimin e Orkestrës dhe Ansamblit, ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, si kontribut i vyer që ai i la jo vetëm artit shqiptar por dhe të rinjve që vazhdojnë nën gjurmët e tij.
BRIKENA JAUPAJ
PERGJEGJESE E SEKTORIT TE VALLEVE NE AP
“Besimi e ëndërronte që vallja shqiptare, tradita kultura të trashëgohej brez pas brezi. ndaj dhe unë si përgjegjëse e sektorit të valleve jam kujdesur që në këtë grup të kem të rinj nga shkolla e baletit, të rinj që e kanë përqafuar shumë mirë vallen.”
Advertisement
Teksa jetën ja dedikoi valleve duke synuar ruajtjen e vlerave dhe ngritjen e saj në piedestal, Besim Zekthin artistët që ndanë skenën me të e kujtojnë kështu.
BRIKENA JAUPAJ
AdvertisementPERGJEGJESE E SEKTORIT TE VALLEVE NE AP
“Ishte strikt, ishte profesionist donte më të mirën që vallja, lëvizja të lexohej, sepse ai kishte dhuntitë që i kishte dhuruar zoti ishte shtatlartë. po nuk mjaftoi vetëm kjo ai me dashurinë për vallen deh interpretimin hynë në zemrat e publikut.”
Besim Zekthi i cili është identifikuar shpesh me “Vallen e shqipeve” është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n, si dhe me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.