Në festivalin e fundit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë, “Kokofest”, nga shtatë shfaqje që ishin në konkurrim, vetëm “Pak pakt” me regji të Ledian Gjeçit, ishte krijim shqiptar.
Të gjitha shfaqjet e tjera ishin vepra të shkruara nga autorë të huaj.
Aktorë dhe regjisorë e pranojnë këtë fakt shqetësues, madje shkojnë më tej duke treguar dhe një pjesë të arsyeve pse komedia shqiptare ka arritur deri në këtë gjendje.
PETRIT MALAJ
AdvertisementKemi humbur disa prej atyre penëshkruesve të aftë, të dashur të cilët kanë bërë shumë për komedinë shqiptare. Ndërkohë ka të tjerë të cilët mesa duket kanë një moment që reflektojnë me veten dhe akoma nuk kanë shpërthyer.
ZAMIRA KITA
AdvertisementJo vetëm komedia, por dramaturgjia shqiptare duhet të themi që nuk është në ritmet që ne do të dëshironim. Nëqoftë se nuk kemi një dramaturgji shqiptare, nuk kemi teatër shqiptar. Dhe mua më erdhi shumë mirë që në Koko Fest ne patëm mundësi të kemi një komedi shqiptare.
Mungesa e shkrimtarëve, për aktorët e regjisorët është një nga arsyet kryesorë të kësaj krize.
MEHMET XHELILI
Ishin disa autorë të traditës, po vijnë disa të rinj dhe kjo është normale. Unë mendoj që janë periudha tranzicioni që mund të ketë një lloj varfërie, si ccdo gjë tjetër që ka luhatjen e saj. Ka krizë, ka ngritjet, ka uljet.
QËNDRIM RIJANI
Humori i mirë i komedisë së bukur profesionale teatrale po zhduket dalë nga dalë dhe fatkeqësia mendoj se është në ato lloj spektaklesh humoristike që po ndodhin sot, të cilët I gllabërojnë aktorët e talentuar.
Komedia shqipe ka humbur në estradat e Korçës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Tiranës e Durrësit.