Shkrimtarja Rita Petro ka ardhur me një rrëfim ndryshe mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” në Vizon Plus.
Përballë moderators Pranvera Borakaj, Rita Petro tregoi historinë e shoqes së saj të ngushtë, e cila kishte “njollë në biografi”, por familja e saj nuk e ndaloi kurrë që ta takonte.
Edhe pse mamaja e saj ishte komuiste, tregon se e ka dashur shumë mikeshën e shkrimtares.
Pranvera Borakaj: Ka qenë motra shoqja e ngushtë me të cilën ndaje sekretet?
Rita Petro: Jo dhe aq.
Pranvera Borakaj: Po mamaja?
Rita Petro: Jo dhe aq! Sepse në familjen tonë unë mbaj mend që jemi trajtuar më tepër si një familje shumë e konsoliduar dhe i është dhënë një rëndësi shumë e madhe jo të qenit shok, se sa të qënit familje. Ata kanë investuar në këtë drejtim. Mua më është dashur që gjithë sekretet e mia deri vonë dhe deri sa kam pasur probleme shumë të mëdha, unë t’i ndaj me mikeshat apo miqtë e mi. Ne i kemi pasur shumë të ndara gjërat, familja familje, shoqëria shoqëri, mikeshat e ngushta mikesha. Por, ata nuk kanë ndikuar asnjëherë që të thonë “degjo mos rri me këtë shoqe.”
Madje unë kam pasur një shoqe e cila vërtet vinte nga një familje, sepse mamaja ime ishte komuniste, vinte nga një familje që quhej e deklasuar, me një njollë në biografi dhe kurrë ndonjëherë nuk kanë ndikuar që të thonë “mos”. Përkundrazi e kanë dashur shumë edhe mikeshën time. Ishte një kohë që prindërit mund të shpërfytyroheshin, por ata nuk u shpërfytyruan asnjëherë. /vizionplus.tv