Stacioni i radhës i maratonës Këngë Moj ishte qyteti i Fierit.
Për dy ditë me radhë, publiku fierak mirëpriti Stafin e Vizion Plus, Promotor dhe artistët e maratonës, të cilët ndezën atmosferën e festuan së bashku nën tingujt e muzikës popullore dhe asaj të lehtë.
Koncerti i organizuar nën kujdesin e kryebashkiakut Armando Subashi u zhvillua në qendër të qytetit para një spektatori që nuk rreshti së kërcyeri e duartrokituri përgjatë të dyja netëve magjike .
“Është gjeja më e mirë. Kam qejf shumë. Dhe dua të kërcej përsëri.
Jam i ftuar special. Kam ardhur nga Anglia, përshëndes Vizion Plus.
Advertisement
Jam shume e kënaqur. Po e kam ndjekur gjithmonë. Perfekt.
Është një nga spektaklet me te bukura, sidomos për ne që vijmë nga Italia. E ndjek gjithmonë. E kam ndjekur në Vlorë dhe këtu në Fier.”- shprehen qytetarët.
Advertisement
Në skenë u ngjitën emrat më të njohur të këngës, të cilët me performancat e tyre gjallëruan publikun fierak.
VASKË CURRI – KËNGËTAR
AdvertisementFieraket i dua dhe me duan shume. Janë artdashës. Ka entuziazëm. Ka emocion te papare.
GRUPI FREE MC
Jemi shumë të lumtur që rikthehemi në qytetin tonë. Opo do pimë e do bëjmë qejf. Këto aktivitete duhen vlerësuar pa masë.
AdvertisementEdhe Fieri si gjithë Shqipëria e do këngën popullore.
Shikoje sa bukur gjithë publiku është kënaqësi.
Të rinj e të moshuar, secili sipas preferencave muzikore shijuan këngët e tyre deri në orët e vona, përgjatë dy netëve magjike të dhuruara nga artistët e maratonës.