Për të katërtin vit radhazi karnavalet janë kthyer në një nga festat më të mëdha në Gjirokastër.

Me kostume shumëngjyrëshe të personazheve të dashur të kukullave dhe tingujt e muzikës, fëmijët i janë gëzuar atmosferës duke parakaluar në rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik.

Nënkryetarja e bashkisë, Kristina Gushi, shprehet se veç rikthimit të traditës, festa synon edhe promovimin e vlerave turistike të qytetit.

Krahas vendasve që kanë shijuar atmosferën nuk kanë munguar edhe turistët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shumë lezetshëm, më pëlqen. Është shumë kulturor. Ishte e mrekullueshme për ta parë si turist.Unë jam nga Skocia.”

Gjirokastra ka shtuar tashmë një tjetër festë në kalendarin e vet të organizimeve, gjallërimin e jetës artistike përgjatë stinës së dimrit dhe tërheqjen e vizitorëve turistikë në qytetin e gurtë./vizionplus.tv