TEA SADIKU
GAZETARE-VIZION PLUS
“Me një kalendar të ngjeshur artistik ministria e kulturës ka vendosur te vijë më pranë pushuesve, në çdo qytet veçanërisht ato bregdetare përmes shfaqjeve teatrale, koncerteve, panaireve ekspozitave e jo vetëm.”
Ndryshe nga vitet e tjera, institucionet kulturore kanë organizuar tashmë kalendarët verore për muajin korrik dhe gusht. Turi veror vjen me një mozaik aktivitetesh, ku përmes artit kërkohet t’i jepet frymë jetës kulturore nga veriu në jug.
Skenat e institucioneve kombëtare teatrore do të jenë lëvizëse, e pjese e tyre do të bëhen bëhen veprat teatrore më të suksesshme shqiptare dhe të huaja.
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Kemi një vëmendje të përqendruar përsa i përket festivaleve, do veçoja p.sh. atë që është kthyer tashmë në traditë, festivalin e Porto Palermos së Olen Çezarit. Ashtu siç do vazhdojmë të kemi “Vox Baroque”. Edhe në Shkodër do të kemi “Za Festin”. Do të vazhdojmë të lëvizim me teatrin e kukullave dhe me cirkun në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu dhe teatri kombëtar dhe ai eksperimental do të vijojë shfaqet.”
Qëllimi i turit është promovimi i vlerave dhe trashëgimisë kombëtare, si dhe njohja e artit shqiptar tek të huajt.
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
Advertisement“Ideja është që patjetër të shtojmë qëndrimin e turistëve shqiptar dhe të huaj, po nga ana tjetër të sjellim akoma dhe më tepër promovim të të gjitha vlerave të identitetit tonë kombëtar. Se në fund të ditës ato ose janë performaca shqip, ose që sillen përmes artistëve tanë shqiptar.”
Por, cfarë pritet të ndodhë në Tiranë, në një kohë kur vëmendja është tek zonat e mbushura me turistë?
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Tirana vazhdon me kalendarin e saj. Vetëm përgjatë muajve të verës duam ti spostojmë dhe ti kemi pak më shumë në lëvizje. Por aktivitete do vijojnë. Do të kemi Ricky Martin në sheshin “Skënderbej” që është patjetër një nga pikat kulmore të sezonit dhe të kalendarit.”
Kalendar i hartuar nga Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi do të shërbejë si hap i parë në rritjen e potencialit krijues artistik, duke synuar qëndrueshmëri, vazhdimësi dhe rritje të audiencës së publikut në vitet në vijim.