Drama shqipe është kryefjala e sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar. Tri premiera të autorëve shqiptarë do të ngrenë siparin e shfaqjeve, por pa harruar edhe kryevepra të tjera botërore që do të jenë pjesë e skenës.
“Ne kemi nisur punën për realizimin e tre projekteve të dramës shqipe, “Testamenti” i Leka Bungës, “Biznesmeni” i Gëzim Kames dhe “Turjela” i Saimir Gongos. ne po përpiqemi të bëjmë një balancë mes zhanreve, mes dramës shqipe dhe asaj të huaj, e cila është esencialisht e domosdoshme pasi një Teatër Kombëtar pa dramë shqipe është një teatër me një profil të njëanshëm.”
Teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen me një kalendar të ngjeshur. Viti fillon me rivënie të premierave të nisura në muajin dhjetor .
“Ne kemi patur mundësi me anë të një buxheti të shtuar në fundvitin që lamë të prodhonim shfaqe premiere, 3 për të rritur dhe dy për fëmijë të cilat do të vijojë përgjatë fillimit të këtij sezoni ti konsumojmë këto shfaqe””, tha drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Gjergji Prevazi.
Teatrot po ashtu do të vijojnë të hapin dyert për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e skenës për të sjellë produksionet e tyre por dhe për të interpretuar krah aktorëve më të njohur.
“Ne do të vazhdojmë traditën e mirë të teatrit kombëtar për të mbështetur të rinjtë”, tha Altin Basha.
Përfaqësimi i teatrit shqip në skenën ndërkombëtare mbetet synim i Teatrit Eksperimental.
“Padiskutim festivalet ndërkombëtare janë në fokusin tonë është një mënyrë që jo vetëm te jemi të aksesueshëm në to, por dhe të shohim në çfarë niveli jemi në krahasim me teatrot e tjerë rajonal e më gjerë.”
Por Eksperimentali dhe Kombëtari nuk janë teatrot e vetëm që ofrojnë shfaqje për publikun e kryeqytetit, pasi edhe Teatri Metropol e ai Lëvizës “Çajupi” do të kenë një numër jo të vogël premierash./vizionplus.tv/