Ismail Kadare me romani i tij “Kur sunduesit grinden” është nominuar për çmimin ndërkombëtar “Booker 2024”. Ky çmim çdo vit prezanton lexuesit me romanet dhe koleksionet më të mira të tregimeve të shkurtra nga e gjithë bota që janë përkthyer në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë.
Vepra e Kadares e përkthyer nga John Hodgson është përzgjedhur mes 149 librave të botuar me motivacionin “libra që flasin për guximin dhe mirësinë, për rëndësinë jetike të komunitetit dhe për efektet e qëndrimit kundër tiranisë”.
Kjo nuk është hera e parë që gjeniu i letrave shqipe nominohet për këtë çmim pasi në vitin 2005 Ismail Kadare u shpall edhe fitues, ndërsa fituesi i këtij edicioni do të shpallet më datë 21 maj./vizionplus.tv
Advertisement