Ambasadori amerikan në Kosovë, Jefrey Hovenier, ka vlerësuar lart kontributin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hovenier bën të ditur se ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.

Isha i nderuar të nënshkruaj librin e ngushëllimeve në Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka shkruar Hovenier.

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krijimtaria e tij është përkthyer në më shumë se 45 vende të botës.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).