Artistja Justina Aliaj nuk mban dot lotët, teksa kujton me mall kohën që ka kaluar me aktorin e madh Zef Deda, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
E ftuar në “Vizionin e Pasdites”, Aliaj tha se jo vetëm Shkodra, por edhe Shqipëria kanë humbur një artist të madh që do i mungojë skenës. Teksa thekson se ka qenë e befasuar nga lajmi i trishtë, artistja tha se bashkë me Zef Dedën është varrosur edhe një pjesë e jetës së saj.
“Kur më erdhi lajmi ishte shok. Nuk e dija. Ishte e pabesueshme. Dy herë pyeta. Nuk e besoja se jemi rritur bashkë. E njoh kaq mirë sa mendoj që është një humbje e madhe për artin shqiptar. Ishte multidimensional. Ishte improvizues. Ai ishte i lindur gjigand. Nuk bën më nëna Zef. Kjoështë një humbje e madhe për Shkodrën, SHQIPËRINË. Nuk gjej fjalë të flas për Zefin. Ai merr me vete edhe pjesë të jetës tonë. Unë kam punuar shumë me të. Zef Deda ka varrosur një pjesë të jetës time, punën më të bukur, spektaklet më të bukura”, tha Alij.
Artistja më tej kujton edhe takimin e fundit me Zef Dedën.
“Takimin e fundit e kam bërë në Shkodër në Teatrin Migjeni, në një vdekje. Ai nuk ka pasur pengje. Një moment ka pasur që na trishtoi të gjithëve, që ka një sëmundje të rëndë e askush nuk e besoi. Zefi ka ikur baba i lumtur. Ai ka qenë i rrethuar me dashuri dhe familje. Nuk ka ndonjë peng në jetën e tij. Ne ishim bashkë, tani nuk jemi më. Zefi na la. Ai ishte vetëm një gjigand, ja ashtu aq i vogël”, tha ajo.
“Kunati i shokut Xhemal” tha Justina Aliaj është kryevepra e Zef Dedës, që do mbahet mend gjatë tek shqiptarët.