Institucionet braktisin monumentet; Ministria e Kulturës heq përgjegjësinë nga vetja për Urën e Zogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Institucionet braktisin monumentet; Ministria e Kulturës heq përgjegjësinë nga vetja për Urën e Zogut

Pas alarmit të ngritur për rrezikun e shembjes që i kanoset Urës së Zogut, ka reaguar ministrja e Kulturës Elva Margariti.

 

Ajo tha se një ndërhyrje emergjente kërkon një bashkëveprim ndërinstitucional edhe me ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës si dhe atë të bujqësisë.

 

Advertisement

Thënë ndryshe, masat mbrojtëse për urën mund të kërkojnë kohë, edhe pse ajo është cilësuar monumentit kulture e kategorisë së parë.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

Advertisement

“Drejtoria rajonale e Shkodrës e monitoron prej muajsh pasi është një problematikë që është evidentuar për një përkeqim i cili në fakt me reshjet e fundit u përkeqësua në mënyrë shumë të shpejtë por nuk do ta quaja vetëm një monument kulture jo vëtëm për faktin që ëshët një urë lidhëse por është një punë inxhinierike. Pra nuk është një vepër që vjen vetëm për arsye arkitekturore. Dhe si e tillë ka kompleksitet për tu ndërhyre dhe nuk mund të kryhet vetëm nga instituti kombëtar. Ne kemi kërkuar të ngrihet një grup pune ndërinstitucional pasi përfshihen shumë ministri edhe ajo e infrastrukturës dhe energjisë por edhe e bujqësisë dhe zhvillimit rural.”

 

Sipas vëzhgimeve paraprake në terren më problematike situata paraqitet në këmbën e dytë nga hyrja e rrugës se vjetër. Po ashtu pika ku ka ceduar që prej vitit 2021 ka një fundosje me përafërsisht 30 cm me shumë.

 

Advertisement

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

“Jemi në kontakt dhe me ekspertë të emergjencave civile, kemi dhe ekspertë në terren. Kemi vënë re që ka një cedim në një prej këmbëve. Deh ne po e trajtojmë rastin si një grup ndërinstitucional. Në kemi caktuar ekspertët tanë patjetër nuk është vetëm një element restaurimi. Është një urë e kohës së Zogun deh kërkon më shumë patjetër ne kemi pjesën tonë për të ruajtur edhe element të pamjes dhe element arkitekturor.

 

Advertisement

Përveç kushteve atmosferike të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në shkatërrimin e urës me Harqe, një ndikim të madh kanë pasur dhe banorët, qe shpesh kanë vjedhur hekurat dhe elementët përbërës të urës.

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

“Ne jemi të vetëdijshëm që ka problematika që mund të shmangen me kontrolle më të shpeshta. Por territori është mjaft i hapur dhe siç e thatë edhe ju mund të fillojmë të futem,i në masa më të rrepta si në shemburin e ndërhyrjes së leje apo të shtesave të kateve dhe kjo mund të jetë në të ardhmen një hap më pozitiv.”

Advertisement

 

Aktualisht është bërë e mundur mbyllja e aksesit në Urë për kalimtaret, si mase paraprake.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy