Familjare të “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji kanë hapur dyert për të pritur të afërm, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë për të bërë homazhe në ndër të artistit.

Në lot e dhimbje, e shoqja Tatjana Papingji, e kujton Jorgon jo vetëm si bashkëshort, por edhe si shok e artist. Ajo rrëfen dhe punën e nisur së fundmi për botimin e një libri me shkrime të të ndjerit.

“Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm…Jorgo ka pasur një miqësi, atë çdo gjë e frymëzonte. Po të shohësh tekste janë sociale, për dashurinë, për grithe problemet që kishim ne. Po bëj një libër për Jorgon, ia kam mbaruar materialet, shihja gjithë tekstet e tij. Çdo tekst ishte një tregim”“, tha Tatjana.

Të shumtë ishin dhe kolegët e Jorgo Papingjit që erdhën për t’i dhënë lamtumiren e fundit. Ata e kujtojnë mjeshtrin e madh si një njeri të jashtëzakonshëm dhe me një kontribut të rëndësishëm në artin shqiptar, e veçanërisht në muzikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që në moshë re, Jorgo Papingji nisi të merrej me poezi dhe shkrime, ku një pjesë e tyre u kompozuan në festivalet më të rëndësishme për të rritur dhe fëmijë, duke u bërë kështu një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, me mbi 4000 tekste këngësh të shkruara prej tij.

Kontributi i Papingjit është po kaq i madh në debutimin poetik me tekste të këngës popullore. Jorgo Papingji u shua mbrëmjen e së enjtes, në moshën 81-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë./vizionplus.tv.