TEA SADIKU

GAZETARE-VIZION PLUS

“Panairi i librit ka hapur dyert për të 25-tin vit radhazi, me një traditë të gjatë të komunikimit ballë për ballë me lexuesin. Rreth 100 shtëpi botuese pjesëmarrëse në këtë edicion si sfidë kryesore kanë tërheqjen e lexuesit ne stendat e tyre.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur në qendër të diskutimeve është rënia e numrit të lexuesve, organizatorët e panairit kanë vetëm një thirrje që përçohet përmes motos “jemi të gjithë lexues”.

 

PETRIT YMERI

KRYETAR I SHOQATËS SË BOTUESVE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këtë moto “jemi të gjithë lexues”, kundër çdo anketimi kundër çdo klasifikimi që bëhet për lexime të pakta ne duam të tregojmë së bashku me kolegët tanë botues, së bashku me lexuesit se në Shqipëri jemi të gjithë lexues.”

 

Ndërsa për botuesit ky event, i cili shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit, sigurisht që mbart sfida. Teksa kriza ka prekur çdo sektor as libri nuk mbetet jashtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EDON ZENELI

BOTUES

“Ne i kemi vënë vetes një afat dy vjeçar, duke ulur fitimet tona dhe duke mos rënduar xhepin e lexuesit me shpresën që kjo valë inflacioni duhet ta ketë tavanin e vet dhe ne shpresojmë që ta tashmë e ka arritur atë, sinjalet janë pozitive çmimi i letrës po bie dhe shpresojmë që kjo gjë të përkthehet dhe në çmimin e librit dhe për lexuesin të jetë sa më i qasshëm.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por edhe këtë vit në shtëpinë më të madhe të librit, në vend nuk kanë munguar lexuesit besnikë.

 

Panairi i librit do të mbahet deri më datë 20 nëntor dhe gjatë këtyre ditëve, përveç uljeve nga 10-50%,  nuk do të mungojnë as temat e diskutimeve rreth problemeve të librit, ndarje çmimesh, promovime titujsh dhe autorësh të rinj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";