“Greqia, një histori e përmbledhur”, tashmë flet shqip duke i dhënë mundësinë lexuesit shqiptar të ketë një qasje të ilustruar në historinë e vendit fqinj.

Përkthimi në shqip i librit të historianit të njohur britanik, Riçard Klog u prezantua në praninë e akademikëve, profesorëve dhe studentëve të fushës ndërsa sugjerimi i autorit i adresohet të gjithëve pa përjashtim.

“Në periudha të caktuara marëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qënë të vështira dhe njohja reciproke e historisë së të dyja vendeve është e rëndësishme për botën moderne dhe demokracinë që kanë ndërtuar. Greqia është një fqinj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.”

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi nënvizoi se tashmë ky libër është përkthyer në të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe ofron një këndvështrim të vlefshëm bashkëpunimi mes popujve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke ofruar një këndvështrim të saktë dhe shterues të historisë së shkuar dhe zhvillimeve të ditëve të sotme, ky libër është një mundësi shumë e mirë për publikun shqiptar që të njohë më mirë Greqinë. Projekte të tilla kontribupjnë drejtpërdrejt në të kuptuarit më të mirë dhe bahkëpunimin mes njëri tjetrit.”

Historiani Riçard Klog, e ka konceptuar librin “Greqia, një histori e përmbledhur” duke nisur që nga lëvizjet e para të lëvizjes kombëtare në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e deri në ditët e sotme. Ai parashtron analiza të zhvillimeve bashkëkohore politike, ekonomike dhe sociale ndërsa përfshin ilustrime shtesë, së bashku me tabela dhe sugjerime për lexim të mëtejshëm./vizionplus.tv/