Emocione, sfida, debate dhe të eliminuar ishte panorama që solli gjysmëfinalja e spektaklit “Gjeniu i Madh”. Një mbrëmje, e cila ngjiti në skenë 11 konkurrentët e mbetur në garë për të interpretuar si çdo natë një kolazh këngësh nga veriu në jug, por pa harruar dhe muzikën e huaj.
Teksa e nisën si një ëndërr për të prekur skenën, sot shumë prej tyre ndjejnë keqardhje për fundin e këtij rrugëtimi.
KONKURRENTËT
“Eksperienca ka qenë shumë e bukur, po vjen fundi dhe ndjej që do të na mungojë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Jam kënaqur pafund skam fjalë ta përshkruaj këtë rrugërtim kaq të bukur, kaq emocionues.”
“Më vjen keq se kam ardhur për ta shijuar për të performuar pasionin tim dhe ja kaluam bukur
Komentet dhe kritikat e katër anëtarëve të jurisë e kanë bërë këtë rrugëtim më të veçantë për secilin prej konkurrentëve.
KONKURRENTËT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“S’ka rendesi në çfarë vendi dalim e rëndësishme është që ne morëm pjesë. Jurai na ka vrarë me pambuk, nu na ka kritikuar por na ka fërkuar.”
“Për ne është mudnesia më e mirë që na është dhenë për të realizuar ëndrrën tinë, ata gjithmonë më kanë bërë bvërejtje për ndrojtjen time dhe mendoj se ja kam dalë të jemë më e lirshme.”
Dinamikat dhe debatet nuk munguan as në natën e 11 të spektaklit. Një nga momentet më kulmore ishte sigurisht përballja me gjykimet e jurisë pas konkurrimit të fatmirit. Debate të cilat përfshinë jo vetëm anëtarët e jurisë por dhe orkestrën.
Surprizë e mbrëmjes ishin dhe dy eliminimet. Ana ishte konkurrentja e cila e ndërpreu rrugëtimin e saj për shkak të një problemi shëndetësor me zërin.
ANA
“Patjetër është një ekspërience e vecantë që mu dha rasti të jem në një emision kaq të bukur por sot pata një problem me zërin tim dhe nuk munda të këndoj.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Në fillim nuk e emdnuam që do ishim kaq gjatë, dhe mbetet një eksperiencë shuëm e bukur. Unë do të jem pjesë e finales edhe pse nga publiku por do i ndjej emocionet.”
Ashtu siç e do formula e këtij emisioni nuk mund të mbetej pa u bërë edhe sfida. Pas përzgjedhjes së jurisë dolën përballë njëra-tjetrës Irma dhe Evelina. Sfidë, e cila nuk u zhvillua pasi Irma zgjodhi të tërhiqet nga gara.
Por cili do të jetë fituesi i “Gjeniut të Madh”? Për të zbuluar këtë dhe më shumë Vizion Plus ju lë sërish takim të enjten e ardhshme për finalen e madhe.