Gjirokastra është kthyer në një destinacion të pashmangshëm për të huajt që vijnë në Shqipëri.
Qyteti i gurtë me shtëpitë shekullore dhe kalanë unike është kureshtja e shumë turistëve, të cilët sa vijnë e shtohen. E ky vit regjistroi një dyfishim të numrit të vizitorëve.
Në gjashtë muajt e parë, mbi 50 mijë turistë u ngjitën në kala, duke parë nga afër edhe muzeu etnografik si dhe zonën muzeale të qytetit. Të huajt nuk e fshehin befasinë që ofrojnë qyteti, njerëzit dhe natyra e luginës.
Turist – 1- Jam Olivia nga Australia, më pëlqen shumë Gjirokastra, njerezit këtu jane shume te dashur dhe natyra është shumë e bukur .
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";2 – Ne kemi ardhur sot ne Gjirokaster , qyteti eshte shume i bukur mund te shikosh gjithcka nga kalaja.
3 – Pershendetje un jam William nga Quebec, Kanada. Jemi duke vizituar Gjirokastren qe prej 3 ditesh, shume qytet i bukur sidomos njerezit e Gjirokastres, jane shume te sjellshem dhe na kane ndihmuar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";4- Eshte shume qytet i bukur , me duket si ne Gjermani. Une vij nga Franca dhe eshte natyre komplet ndryshe nga aty ketu dhe rruget jane te cuditshme per shkak se eshte shume pjerret dhe e veshtire per te ecur në to, por është bukur. Shqiperia është shumë e bukur.
Pasi vizitojnë pjesët më të bukura dhe interesante të Gjirokastrës, shumë prej turistëve zgjedhin të qëndrojnë dhe për 3-4 ditë të tjera, të cilat ia kushtojnë eksplorimit të fshatrave përreth, ku ka një numër të konsiderueshëm bujtinash.