Talentet vijojnë rrugëtimin në spektaklin “Gjeniu i vogël”. Këtë të martë u mbyll nata e katërt, e cila për rreth dy orë e gjysmë dhuroi emocione të forta, sfida, të qeshura, por edhe lot.
12 fëmijët konkurrentë të kësaj mbrëmjeje interpretuan materialet e përzgjedhura nga repertori më i njohur shqiptar dhe ai botëror.
Ndryshe nga puntatat e mëparshme ku nga 12 fëmijë 8 prej tyre kalonin në 4 sfida dyshe, mbrëmë juria zgjodhi 10 konkurrentë për t’i çuar në finale, ndërsa dyshja e mbetur kaloi direkt në sfidë.
Grejsi dhe Sindi ishin vajzat që konkurruan përballë njëra-tjetrës, sfidë e cila, pas votave të jurisë, i dha mundësi Grejsit të vijojë rrugëtimin e saj për në finale.
Për më shumë surpriza dhe emocione spektakli “Gjeniu i Vogël” ju lë takim të martën e ardhshme në orën 21.00.