Edhe një javë i ndan talentet e “Gjeniut të vogël” nga finalja e madhe, ndaj këtë rrugëtim të bukur fëmijët po e mbyllin me plot emocione dhe si një buqetë kujtimesh në rrugëtimin e tyre të muzikës.
Kjo e martë solli sërish një mbrëmje magjike në ekranin e Vizion Plus.
Juria, e cila i ka ndjekur që në fillim të këtij edicioni të tetë, e ndjen akoma dhe më shumë peshën e kësaj gare dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.
Mbrëmja startoi me interpretimet e 14 fëmijëve, të cilët konkurruan përballë njeri-tjetrit, e më pas sipas votave të jurisë kaloi në sfidë dyshja e vajzave Sajana, Erina.
Përballje, e cila i ndërpreu mundësinë për të vijuar garën Sajanës.
E marta e ardhshme rezervon një finale të vërtet artistësh me shumë surpriza, në orën 21:00, vetëm në ekranin e Vizion Plus.