“Giselle”, dy netë në skenën e TKOB/ Balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari sjellin dashurinë e pamundur mes dy të rinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Giselle”, dy netë në skenën e TKOB/ Balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari sjellin dashurinë e pamundur mes dy të rinjve

Adela dhe Anxhelo Muçollari janë dy prej solistëve të baletit “Giselle”, që ngre siparin sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Përmes lëvizjeve dhe gjuhës së trupit, Adela vjen në rolin e Giselle, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht zhgënjimit nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme.

 

Advertisement

ADELA MUÇOLLARI

 

BALERINË

 

Advertisement

“Baleti “Giselle” pjesën më emocionale e ka në aktin e parë ku kupton se ka ajo tradhtohet nga i dashuri i saj. Është pjesa ku ajo ka monologun dhe kërkon një interpretim shumë të thellë për një balerin. Mendoj që kjo është pjesa më e veçantë, Adela bërtet aty jep gjithë emocionin e saj.”

 

Për prima balerinën, që ka qenë pjesë e këtij baleti edhe në vitin 2019, këtë herë nën koreografinë e Giuseppe Picone-s, shfaqja vjen me një konceptim të ri, por e bazuar mbi të njëjtën histori dhe ide koreografike.

 

Advertisement

ADELA MUÇOLLARI

 

BALERINË

 

Advertisement

“Historia është gjithnjë e njëjtë, dhe historia e një baleti nuk ndryshon, por ndryshojnë detajet lëvizjet skenografia ka ardhur ndryshe. Por dhe emocionet e balerinëve ndryshojnë, jep gjithnjë më shumë nga vetja.”

 

Vepra me dy akte, shfaq historinë pamundur të dashurisë mes dy të rinjve, e cila përmes kërcimit shndërrohet në një dialog dashurie me një mesazh ende aktual.

 

Advertisement

ANXHELO MUÇOLLARI

 

BALERIN

 

Advertisement

“Giselle” flet për atë dashurinë e pamundur që ti nuk e kërkon por e gjen rrugës, ajo është dashurinë e parë. Kjo ndjenjë e ka shoqëruar gjithnjë njeriun dhe ky është ai sekreti që e bën këtë vepër të mos i mbarojë kurrë koha.”

 

Baleti “Giselle” për herë të parë në skenën shqiptare është vënë në vitin 1988, ndërsa në Teatrin e Operës dhe Baletit rivihet më datën 12 dhe 13 prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy