Gërmime të reja po kryhen në parkun Kombëtar të Apolonisë.
Kërkimet po kryhen nga një grup shqiptaro-frencez. Sipas arkeologut Arjan Dimo ky projekt synon të dhëna të reja shkencore në lidhje me zbulimin e qytetit të hershëm të Apolonisë
Advertisement
ARJAN DIMO – ARKEOLOG
Kanë filluar gërmimet arkeologjike. Janë projekt pranë portës verilindore të qytetit.
Advertisement
Sipas Dimos, gërmimët janë fokusuar në muret rrethues e fortifikues ku dallohet një portë e cila mendohet se ishte nje nga hyrjet më të hershme në qytetin antik të Apolonisë.
Advertisement
Mësohet se projekti do të zgjas një muaj e synon studimin në vazhdimësi të linjës së fortifikimeve nëpërmjet survejimit topografik dhe fotogrametrik.