I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, artisti i njohur shkodran Sandër Ruçi, tregoi momente pikante nga jeta e tij, të cilat padiskutim që shkaktuan mjaft të qeshura, siç ishte rasti i rrëfimit kur kishte fjetur në një dhomë me këngëtarin e madh të muzikës popullore Bujar Qamili.

Gjithashtu mjaft emocionues ishte edhe suprpiza që Bujar Qamili i bëri me anë të një videomesazhi Sandër Ruçit.

Pjesë nga biseda:

Ruçi: E kam mik. Kam marrë pjesë në të gjitha recitalet e tij që në maturë dhe ky në të miat. Këtu është një moment kur Bujari ka ardhur në Jacksonville (SHBA), unë i hipa makinës me një shok që kam atje, i them recepsionistit “ku është”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në kat të 8-të”.

U futa te hoteli…s’ka burrë nëne që rri me të se gërhet në kupë të qiellit.

Pranvera Borakaj: Të gjithë ju këtë thoni për Bujarin (qesh).

Ruçi: S’ka burrë nëne që fle me të. Është i fuqishëm, është artist i mirë, shok i dashur. Të rri me të më krijon kënaqësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artisti i Madh Bujar Qamili kishte një mesazh për Ruçin, mesazh të cilin zgjodhi ta përcillte përmes studios së “Quo Vadis”.

Bujar Qamili: Përshëndetje Sandër. Më vjen mirë që je i ftuar në një nga emisionet më të bukura të televizionit Vizion Plus, emisionin e mikeshës sime Pranverës. Sandri është një aktor shumëplansh. Këta e ka treguar me sdhjetërsa koncerte që ka dhënë në Shkodër, është një aktor shumë i disiplinuar sidomos në skenë dhe në tekste, gjithashtu edhe në gardërobën e tij të mrekullueshme. Ka punuar dhe ka dalë nga regjisorët shumë të mirë, dhe ky është fakt. Nuk e ka bërë asnjë aktor në Shqipëri, të bëjë kaq shumë recitale brenda pak vitesh. Sandër Ruçi e ka bërë dhe këto janë fakte. Sandri është një nga ata aktorë që kur thotë “do ta bëj një gjë” e bën. Mi bëj të fala Pranverës!

Artisti i Madh Bujar Qamili madje zgjodhi të përshëndeste dhe moderatoren Borakaj përmes një fragmenti të shkurtër, të cilin e këndoi live në studio.

Bujar Qamili: Pranvera Pranvera Zoti të bekoftë. Ah Pranvera Pranvera emri mos tu harroftë! /Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";