Mes emocionesh dhe surprizash u mbyll edhe mbrëmja e shtatë e “Gjeniut të Madh”, në ekranin e Vizion Plus.
Tingujt shqiptarë, të alternuar me ato grekë e të përcjellë nga trupa e orkestrës, u sollën nga talentet e mbetur në konkurrim.
“Mua më pëlqejnë këngët shqipe, kam provuar në prezantim këngë moderne, kam ardhur me popullore, unë e ndjej veten më mirë te këto të fudnit. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të vij me këngë nga trevat e jugur apo të Shqipërisë së mesme dhe pse jo dhe me një këngë të huaj.”
“Kam ardhur të nxjerr brengën time të vjetër, dhe pse jo te tregoj që ka akoma djem dhe vajza të moshës sonë që këndojnë shumë bukur.”
Advertisement“Vij me një këngë greke, dua që cdo herë të vioj me një stil tjetër për ti treguar jurisë se unë vij ndryshe në cdo puntatë.”
Nën ethet e garës, përreth dy orë artistët u përballën me vlerësimin e jurisë.
Ky talent Show për ta, mbetet një nga eksperiencat më të bukura, pavarësisht garës së fortë.
“Qëllimi im është që të këndoj. Pa këngë unë s’jetoj dot është pjesë e pandarë e jetës sime. Ndaj këndoj që të provoj këtë magji, emocionet që të jep kënga sepse shkoj në një tjetër dimension kur këndoj.”
Advertisement“Dua të tregoj veten kush jam gjithmonë. në sfidë do dalim një ditë sepse një do ta fitoj, po unë dua të dal gjithmonë fitimtare.”
Edhe në mbrëmjen e tetë të spektaklit, juria ndoqi të njëjtën formulë eliminimi. Secili prej anëtarëve zgjodhi konkurrentët, që do të vijojnë garën në javët në vijim.
“Për mua janë të gjithë miq, s’ka problem. Vërejtjet e tyre janë të sakta se janë specialistë dhe i mirëpres. Le të fitojë më i miri.”
“Rrugëtimi ishte plot me emocione me shumë punë edhe me orkestrën, këtu duhet një saktësi shumë e madhe ashtu siç skena e kërkon.”
Në sfidë mbetën Ajeti dhe Shkëlzeni. Përballje, e cila i ndau votat e jurisë në dy pjesë, duke mos eliminuar asnjë prej djemve, por duke i çuar në balotazh.
Ndaj automatikisht Shkëlzeni dhe Ajeti do të nisin natën e tetë të spektaklit, ku njëri prej tyre do të duhet ta ndërpresë garën.