Fotot/ Parisi ‘flet’ shqip. Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fotot/ Parisi ‘flet’ shqip. Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flasë shqip.

 

Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris. Amarildo, ky artisti kontravers, i cili pikturon me duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.

Advertisement

 

Ruçi, i riu që para 6 vitesh hodhi tutje penelat për të vijuar krijimtarinë e tij më duar, do të jetë pjesë e ekspozitës ‘’ Focus Art Fair PARIS 2022’’ në Luvër, ku veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota, pasi kujtojmë që muzeu i Luvrit është i dyti në botë për nga numri i vizitorëve.

 

Amarildo shprehet entuziast për arritjen e tij duke shkruar në instagram: ”Jam shumë i emocionuar që jam ftuar të jem pjesë e Panairit të mahnitshëm të Artit që do të mbahet në “Carrousel Du Louvre” në Paris, nga data 1-4 shtator.”

Advertisement

 

Më poshtë po ju sjellim disa nga veprat që ai do të ekspozojë në 1-4 shtator në Luvër, ku duket loja me ngjyrat dhe abstrakti në çdo krijim të tijin.

 

Veprat e Amarildo Ruçit:

Advertisement




 

Më heret artisti i talentuar është shprehur se ëndrra e tij është që të renditet në 30 artistët më të mirë në botë, e mesa duket pjesëmarrja në Luvër është një hap drejt realizimit të saj.

 

Advertisement

Ruçi më herët ka zhvilluar ekspozita të ngjashme edhe në Berlin e Milano, duke tejkaluar kështu kufinjtë, siç në fakt vetë arti i tejkalon.

 

 

Advertisement

Sigurisht që karriera e tij nis me ekspozitat në Shqipëri, ku më e madhja ishte ajo pas pandemisë e titulluar ‘’Ringjallja’’ në të cilën u shpalosën vepra që tregonin dualizmin e pandemisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në koloninë ndërkombëtare e artit “ArTirana”, zhvilluar në Tiranë në vitin 2020.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy