FOTO/ Ermonela Jaho takon Charles III, shkëlqen me performancën para mbretit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Ermonela Jaho takon Charles III, shkëlqen me performancën para mbretit

Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare ka marrë pjesë në mbrëmjen gala e cila u mbaj në nder të Sir Antonio Papano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Sopranoja është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën  e madhe të operas, pas përfundimit të organizmit të rëndësishëm.

Ka qenë vetë artistja e cila ka bërë publike fotografitë në Facebook-un e saj.

Advertisement

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy