Mbrëmjen e të shtunës në Korçë u zhvillua edicioni i 5-të i Festivalit Ballkanik. Traditat e rajonit bënë bashkë 4 grupe atë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut , Bosnjë Hercegovinë dhe Greqinë në teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Arjan Alimehmeti, profesor, njohës i folklorit dhe organizues i këtij festivali thotë se kjo është një iniciativë e rëndësishme për folklorin shqiptar dhe atë ballkanas.
ARJAN ALIMEHMETI
PROFESOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Duhet të ketë përqasje më të gjerë e me më shumë grupe, të cilat duhet të vijnë në disa ditë për artdashësit. Performanca e grupeve edhe pse dallonin nga njëra-tjetra për shkak të traditës e folklorit ishin shumë të mira teknikisht.
Arjan Avraxi si specialist i folklorit shprehet se ndryshe nga politika, flokori qëndron i bashkuar.
ARJAN AVRAXI
SPECIALIST I FOLKORIT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Korça ka një traditë të jashtëzakonshme për folklorin, e cila ka një mbështetje edhe nga pushteti vendor për vazhdimësinë e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe kalimit të vlerave brez pas brezi. Të rinjtë duan të trashëgojnë folklorin, por duhet që këtë ta ofrojnë bartësit klasikë burimore, duke u ofruar më shumë në shkolla tek brezi i ri.
Tzoumerkiotis Grigoris, pjesë e ansamblit folklorik të Kozanit të Greqisë, shprehet i lumtur, pasi kjo është hera e parë që ai vjen në Korçë, duke përcjellë traditat dhe folklorin e vendit të tij.
TZOUMERKIOTIS GRIGORIS
Korça është kryeqyteti i folklorit këtu tek ju. Kjo ishte një shfaqje e mrekullueshme, ishte hera e parë që ne vinim.
Artdashësit korçarë shijuan kërcimet e grupeve në katedralen e qytetit.