Folklor ballkanas në Korçë/ Grupe nga vendet e rajonit promovojnë traditat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Folklor ballkanas në Korçë/ Grupe nga vendet e rajonit promovojnë traditat

Mbrëmjen e të shtunës në  Korçë u zhvillua edicioni i 5-të i Festivalit Ballkanik.  Traditat e rajonit bënë bashkë 4 grupe atë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut , Bosnjë Hercegovinë dhe Greqinë në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

 

Arjan Alimehmeti, profesor, njohës i folklorit dhe organizues i këtij festivali thotë  se kjo është një iniciativë e rëndësishme për folklorin shqiptar dhe atë ballkanas.

 

Advertisement

ARJAN ALIMEHMETI

 

PROFESOR

 

Advertisement

Duhet të ketë përqasje më të gjerë e me më shumë grupe, të cilat duhet të vijnë në disa ditë për artdashësit. Performanca e grupeve edhe pse dallonin nga njëra-tjetra për shkak të traditës e folklorit ishin shumë të mira teknikisht.

 

Arjan Avraxi si specialist i folklorit shprehet se ndryshe nga politika, flokori qëndron i bashkuar.

 

Advertisement

ARJAN AVRAXI

 

SPECIALIST I FOLKORIT

 

Advertisement

Korça ka një traditë të jashtëzakonshme për folklorin, e cila ka një mbështetje edhe nga pushteti vendor për vazhdimësinë e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe kalimit të vlerave brez pas brezi. Të rinjtë duan të trashëgojnë folklorin, por duhet që këtë ta ofrojnë bartësit klasikë burimore, duke u ofruar më shumë në shkolla tek brezi i ri.

 

Tzoumerkiotis Grigoris, pjesë e ansamblit folklorik të Kozanit të Greqisë, shprehet i lumtur, pasi kjo është hera e parë që ai vjen në Korçë, duke përcjellë traditat dhe folklorin e vendit të tij.

 

Advertisement

TZOUMERKIOTIS GRIGORIS

 

Korça është kryeqyteti i folklorit këtu tek ju. Kjo ishte një shfaqje e mrekullueshme, ishte hera e parë që ne vinim.

 

Advertisement

Artdashësit korçarë shijuan kërcimet e grupeve në katedralen e qytetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy