Kalaja Rozafa vijon të mbajë rekordin sa i përket numrit të vizitorëve, duke rezultuar një prej siteve arkeologjike më të preferuara për turistët vendas e të huaj.
Vetëm për 3 muajt e parë e kanë vizituar mbi 7 mijë turistë, 2300 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve, drejtoria rajonale e kulturës kombëtare, zhvilloi aktivitetin “Çfarë fsheh nëntoka”, ku është ngritur një kënd i arkeologut të vogël përshtatur për fëmijët.
Kjo me synimin për ti afruar të vegjlit me arkeologjinë.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve ofron mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin në ruajtjen e trashëgimisë./vizionpls.tv/
Advertisement