Vijon tradita e kupës së mundjes së lirë në Gollobordë të Bulqizës.
Ky aktivitet i përvitshëm bën bashkë të gjithë Gollobordasit, edhe ato që janë larguar në Tiranë, Durrës, Elbasan, por edhe ato që janë në emigracion.
Kjo traditë shekullore, e trashëguar nga të parët, ruhet dhe vijon edhe sot. Kjo lojë burrërore zhvillohet kudo, në dasma, në festa familjare, por edhe në tapetin e mundjes profesioniste. Për çdo vit të rinjtë ndeshen me njëri tjetrin, për të nxjerrë kampionin e zonës.
Të mbledhur në një livadh në fshatin Ostren i Madh, u ndeshën 25 çifte mundësish, ku u shpall fitues 26 vjeçari Arjan Dani, i cili përveç kupës mori edhe “dashin” i cili është shpërblimi për të më të mirin e këtij sporti.
Fiqiri Rama, ish trajneri i ekipit të mundjes Korabi ju bëri apel rinisë që të vijojnë ta ruajnë këtë traditë. Ish mundësja e parë në Shqipëri, Laureta Rama Postoli tha se duhet bërë më shumë në këtë drejtim.
Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla tha se bashkia që ai drejton do të jetë mbështetëse gjithmonë e ruajtjes së kësaj tradite në zonën e Gollobordës.
Në kampionatin e mundjes në gollobordë veç mundësve nga zona të ndryshme të vendit tonë marrin pjesë ai të ftuar edhe mundës nga Kosova e Maqedonia e Veriut.