Filmi francez ‘Bellus” është fituesi i festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër që u zhvillua në qytetin e Korçës . Për 5  netë me radhë filmat që konkuronin në këtë festival krijuan një hapësirë të re argëtimi për qytetarët dhe turistët që zgjodhën Korçën për të pushuar.

 

Kryetari i jurisë, maqedonasi  Islia Piperkoski vlerësoi filmat që konkuruan në këtë festival duke vënë në dukje peshën që filmat me metrazh të shkurtër kanë në kinematografi

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ISLIA PIPERKOSKI

 

KRYETAR I JURISË

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Filmat ishin shumë cilësorë, mu bë qejfi që pashë aq shumë filma në konkurrim. Mendoj se e ardhmja e kinematografisë botërore është filmi me metrazh të shkurtër deri sa dhe koha moderne e kërkon këtë. Filmat ishin të gjithë shumë të mirë por kishte disa që përtej cilësisë përcillnin dhe mesazhe të forta ndaj e kishin kuptuar se filmi nuk duhet të ketë vetëm pamje të mirë por dhe kuptim, e regjisorët ishin përkushtuar shumë për të dhënë botës disa filma që do të ngelen gjatë në memorien time e të tjerëve “

 

Gjatë 5 netëve të festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër në Korçë u shfaqën  36 filma, 5 prej të cilëve ka qenë prodhime gjermanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";