Festivali mbarëkombëtar i komedisë, aktorët tërheqin vëmendjen për rënien e krijimtarisë në fushën e humorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali mbarëkombëtar i komedisë, aktorët tërheqin vëmendjen për rënien e krijimtarisë në fushën e humorit

Të mërkurën  çeli siparin festivali mbarëkombëtar i komedisë. Për të 11-in vit me radhë në skenën e teatrit “ Andon Zako Çajupi”, u paraqitën trupat më të mira të humorit.

 Në skenë  u ngjit trupa e Korçës me komedinë” Vassa Zheleznova” të Maxim Gorky dhe regji të Enke Fezollarit, ku performuan aktorët e njohur si Zamira Kita, Rita Xheka, Desara Xhangolli, Blerta Belliu dhe të tjerë.

 Aktori dhe regjizori Mevlan Shanaj thotë se ka një rënie të krijimtarisë humoristike, ndaj organizime të tilla duhet të jenë më të shpeshta

“Është një ide që e kam përshëndetur , komedia na zgjat jetën. Në dramaturgjinë shqiptare ka një lodhje, nuk kemi sot , dhe kjo nuk është për tu mohuar , por nuk kemi arritje siç kemi pasur. tani kemi vetëm humor jetëshkurtër , se të arrish diçka në art që të jetojë gjatë është sukses”, deklaroi regjisori Mevlan Shanaj.

Advertisement

 Ndërsa aktori i humorit korçar Arben Dervishi ka ardhur enkas nga SHBA për tu bere pjese si aktor i këtij festivali me Karnavalet e Korçës.

“Më kishte marre malli për skenën ku jam rritur si aktor, ndaj dhe për këtë e prita me kënaqësi ftesën”, u shpreh Arben Dervishi.

Për drejtoreshën e teatrit Zamira Kita nuk ka qenë aspak e lehtë për të organizuar kaq gjatë një festival si ky.

“Ka qene e vështirë përzgjedhja e trupave pjesëmarrëse dhe shume me e vështirë sigurimi i fondeve për organizimin e festivalit te humorit”, tha Zamira Kita.

Advertisement

Festivali mbyllet në datën 4 shtator me Karnavalet e Korçës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy