Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë “1 mbi 1 dritaret” mbylli siparin e edicionit të katërt në qytetin e Beratit mbrëmjen e së mërkurës .
Në natën finale,juria e përbërë nga aktorët Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku dhe Anila Bisha ka ndarë 3 çmimet fituese.
Në vend të parë u rendit trupa teatrale e Fierit,e cila u paraqit me shfaqjen dramatike “Medea”.
Kryetari i jurisë,aktori Ndriçim Xhepa, tha se Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për fëmijë “1 mbi një Dritaret” ka një rëndësi të veçantë për gjeneratën e re,pasi i nxit ata drejt aktiviteteve kulturore.
“Të gjithë qyteteve që marrin pjesë këtu I krijon një nxitje një aktivitet shumë pozitiv për gjallërimin e tyre dhe krijojnë një konkurrence të bukur. shofim një të ardhme një perspective për të qene nesër në gjeneratat e reja që do marrin pjesë në artin dhe filmat shqiptar”, u shpreh Ndriçim Xhepa, kryetari i jurisë.
Darlin Dimo,aktorja kryesore e trupës tetrale Fier, u vlerësua për interpretimin e saj.
“Kam qene që e vogël që jam marrë me aktrim. Është një emocion shumë i madh për mua, jam rritur në skene që e vogël”, tha ajo.
Çmimin e dytë të këtij festivali e fitoi trupa teatrale e qytetit të Elbasanit me shfaqjen “2 martohen 200 tërbohen” dhe çmimin e tretë e MORI trupa teatrale e Beratit me shfaqjen “Zonja nga qyteti”. /vizionplus.tv