Qyteti i Durrësit ka mirëpritur edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Nata e parë, mbrëmjen e së premtes, u hap nga “Kuarteti i Torinos” me një eksperiencë 35-vjeçare e spektatorët shijuan muzikën e Ezio Bosso-s, së bashku me shfaqjen e filmit “The Lodger”.
Nevila Kalaja Herczegh, Drejtore Artistike e Festivalit, thotë se ky ka qenë një vit i vështirë për organizatorët dhe rrjedhimisht numri i koncerteve vjen i përgjysmuar.
NEVILA KALAJA HERCZEGH
DREJTORE ARTISIKE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Nuk jemi pa mbështetje por ka qënë një vit i vështirë dhe do të kemi më pak koncerte, me shpresën që vitin tjetër të kemi më shumë hapësirë në mënyrë që instrumentistët e huaj dhe ata shqiptarë të bëhen pjesë e kësaj eksperience.”
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës mbahej në Muzeun Arkeologjik, për shkak të rikonstruksionit, kisha “Santa Lucia” hapi dyert e saj duke e mirëpritur këtë vit.
“Shtëpia e Zotit na hapi dyert dhe nuk ka më bukur se sa kjo, jemi në pritje që në muzeun arkeologjik të përfundojë procesi I rikonstruksionit.”
Siparin festivali pritet ta ulë mbrëmjen e 23 korrikut me instrumentistë dhe profesorë të “Western Balkans Youth Orchestra” me pjesëmarrjen e instrumentistëve gjermanë, shqiptarë, çekë dhe spanjollë.