Mijëra qytetarë korçarë por dhe turistë vendas e të huaj u bënë pjesë e paradës së 17 të festivalit ndërkombëtar të karnavaleve.
25 grupe nga Korça dhe 5 grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia ishin pjesmarrëës në këtë festival. Grupi i Malit të Zi u përfaqësua nga shqiptarët e Tuzit.
“Ne jemi këtu për herë të dytë, kemi qenë para 6 vitesh për mua është hera e parë. Është kënaqësi të jesh në Korçë, atmosfera është fantastike ndërsa ne kemi sjellë kostume tradicionale të Veriut të Bullgarisë”.
“Maska që ne kemi sjellë është çaji, ne vijmë nga Maqedonia përherë në karnavale”, tha një turiste.
“Është hera e parë që jemi këtu vijme nga Greqia, kemi sjelle karnavalet e Xanthi, kemi sjelle derrkuca. Jemi shumë të lumtur që na ftuan dhe uroj që ky bashkepunim të zgjatet”, shtoi një tjetër.
Edhe tursitët kanë shijuar atmosferen e festivalit.
“Vij nga Franca jam i lumtur qe rastisa me diten e karnavaleve sepse ketu atmosfera qenka shume e bukur dhe shumengjyreshe”, tha një turist francez.
“Vij nga Zelanda e Re sot jam kënaqur shumë, më pëlqejnë shumë kostumet”, shtoi turistja angleze.
“Kemi ardhur nga Zelanda e Re shikoni sa bukur duket qyteti juaj, shikoni atmosferën, dëgjojeni muzikën, shijojini karnavalet, kërceni. Do rikthehem përsëri kjo është e sigurtë”, theksoi një tjetër turiste angleze.
Kulmi i festivalit ka qenë në Pazarin e Vjetër të Korçës aty ku 30 grupet e karnavaleve pas paradës në bulevard “Republika” kanë performuar për ata të cilët ishin prezentë./vizionplus.tv