Festivali i folkut në Tiranë/ 250 artistë sjellin traditën muzikore të vendeve të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali i folkut në Tiranë/ 250 artistë sjellin traditën muzikore të vendeve të tyre

Për të dytin vit radhazi Tirana mirëpret “Festivalin Internacional të Folk-ut”.

 

Projekti sjell në kryeqytet rreth 250 artistë nga tetë grupe Tradicionale Folklorike si, Arbëreshët,  Sllovakia, Turqia, Serbia, Azerbajxhani, Rumania, por nuk do të mungojnë as përfaqësues nga Ukraina, të cilat do të performojnë repertorin dhe traditën më të mirë të vendeve që përfaqësojnë.

 

Advertisement

 

 

GËZIM ALIMEHMETI

 

Advertisement

KRYETARI “FIDAF ALBANIA”

 

“Festivali fillon nesër në orën 19.00 që është dhe parada e kostumeve përpara bashkisë. Nga aty nisemi drejt sheshit “Italia” me të gjithë grupet, aty ka një performancë të shkurtër për prezantimin e grupeve. Pastaj vjen ansambli i këngëve dhe valleve që do jap koncertin e tij si përshëndetëse në këtë festival. Të gjithë grupet kanë një karrierë të gjatë artistike, ku secili prej tyre ka 14-15 vite eksperience.”

 

Advertisement

 

 

Qëllimi i këtij eventi është promovimi i Tiranës si destinacion i rëndësishëm i artit, turizmit dhe trashëgimie kulturore, shkëmbimi i vlerave mes shteteve pjesëmarrëse si dhe edukimi i brezave të rinj.

 

Advertisement

 

GËZIM ALIMEHMETI

 

KRYETARI “FIDAF ALBANIA”

Advertisement

 

 

“Zhvillimi i këtij festivali në tiranë është promovimi  Shqipërisë por unë po luftoj që ne të bëjmë një kalendar më vete në Shqipëri, që kur të vij një ansambël nga Kili nga Meksika, pra nga një vend i largët mos të iki për tre katër ditë nga Shqipëria po të shkoj në dy tre festivale të tjera që ne t’i bëjmë zinxhir, dhe është në favor që të njohin edhe vendin tonë.”

 

Advertisement

 

Festivali Internacional i Folkut” do të mbahet për të gjithë artdashësit nga data 19 deri më 22 korrik.

         

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy