Ka nisur mbrëmjen e të enjtes edicioni i 12-të i Festivalit Folklorik të Sazeve Popullore.
Grupe nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë në Kolonjë, ku për tre ditë do të mbizotërojë atmosfera festive e muzikës tradicionale. Ndalesa e parë e këtij festivali, ishte qyteza e vogël e Leskovikut. Një krahinë kjo mjaft e njohur për sazet.
TRIFOL QYLI – SAZET E URËS VAJGURORE
Kemi ndryshuar grupin. Kemi një djalë të ri në klarinetë. Shumë i talentuar. Plus dhe shumë vajza të reja, që i kemi mësuar me kërcimet tradicionale.
Advertisement
ERVIS RRAPAJ – SAZET E KËLCYRËS
Të promovojmë dhe të përcjellim vlerat e traditës tek brezi i ri.
Advertisement
Për organizatorin Niko Kotherja, ky është tubimi më i madh i mjeshtrave të sazeve dhe vjen si një nevojë për të mbajtur të gjallë traditën.
NIKO KOTHERJA – ORGANIZATOR
Është tubimi më i madh i sazeve. Do jemi për tre ditë në Leksovik dhe Erseke. Kemi 15 grupe, ku do performojënë nga 5 në secilën natë.
Advertisement
Kryetari i Bashkisë Erion Isai kërkon që mbajtja e këtij festivali në Kolonjë të kthehet në traditë.
ERION ISAI – KRYETARI I BASHKISË KOLONJË
Duam ta bëjmë traditë këtë festival. Ka ardhur koha që turizmin ta promovojmë edhe përmes vlerave kulturore.
Në festivalin Tipologjik të Sazeve Popullore marrin pjesë 14 grupe dhe 2 të tjera përshëndetëse nga e gjithë Shqipëria, të cilët në fund do të vlerësohen me çmime.