“Një Mbi Një Dritaret” është evenimenti më I madh që po zhvillohet për herë të dytë në qytetin e Beratit. Një festival teatror që ka bërë bashkë të gjithë fëmijët e qyteteve të Shqipërisë të moshave nga 8 deri në 16 vjeç.
Magjike dhe me plot emocione ka qenë nata e parë e këtij festivali, siparin e të cilit e çeli trupa teatrore e Beratit,me pjesën “Pas Vdekjes”.
Performanca magjike e fëmijëve beratas në skenë u mirëprit nga të pranishmit dhe sidomos artdashësit e vegjël. Për anëtarët e jurisë, ky event ka rëndësi të veçantë pasi promovon talentet e reja.
Kalaja e beratit do të ndriçohet për 10 ditë me radhë ku do të mirëpres trupat teatrore të: Kukësit, Tiranës, Fierit,Vlorës, Dimalit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit dhe Durrësit. Në natën finale të Festivalit,do të shpërndahen edhe çmimet për fëmijët fitues.
Ndërkohë në Pogradec kanë filluar shfaqet e Festivalit mbarëkombëtar të Kukullave “Xinxifilo” në edicionin e tij të 16. Festival ky që vjen në 70-vjetorin e krijimit të Teatrit të Kukullave të qytetit liqenor.
Teatri i kukullave, për organizatorët, mbetet më i kërkuari nga ana e fëmijëve pavarësisht ndikimit që ka krijuar teknologjia.
Në këtë festival marrin pjesë trupa nga Kosova, Tirana, Vlora, Korça, Berati, Shkodra dhe Pogradeci, të cilat për 5 ditë me radhë do të shfaqin premieria të ndryshme me personazhe aq të dashura për fëmijët.