Fatos Kongoli, i konsideruar shkrimtari i tranzicionit, ende vijon të shkruajë e të sjellë krijimtarinë e tij pranë publikut.
Përgjegjësia dhe dilema më e madhe është se si lexuesi do ta presë veprën e tij. Por Kongoli mendon se në jetën e një krijuesi nuk duhet të ketë një moment kur puna ndalon.
FATOS KONGOLI
SHKRIMTAR
“Vuajtja ime më e madhe është nëse di të shkruaj ose jo, nëse ja vlen të shkruaj ose jo, sepse kam një studio e sa herë që ulem të shkruaj në atë tryezën time kisha përshtypjen pas krahëve më fliste dikush. Ishte lexuesi im në çdo frazë që shkruaja.”
Ndërsa për shkrimtarët e rinj, mes të cilëve evidenton edhe të talentuarit, që do të lënë vulën e tyre mes emrave të shkrimtarëve shqiptarë, Kongoli shpreh edhe shqetësimin për problemet e tyre.
FATOS KONGOLI
SHKRIMTAR
Advertisement“Brezi i ri ka problemet e veta ka qenë nj kohë që lexoja edhe librat e të rinjve dhe e them jo formalisht por me të vërtetë ka të rinj të talentuar por se di sa do vazhdojnë të thellohen pasi letërsia është diçka shumë serioze.”
Teksa jetën ja ka dedikuar letrave shqipe, Fatos Kongoli festoi sot mes miqsh dhe dashamirësish të letërsisë 79 vjetorin e lindjes.