Familjarët e Rozmari Jorganxhi kujtojnë momentet e veçanta me stolisten, djali zbuloi surprizën emocionuese gjatë koncertit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Familjarët e Rozmari Jorganxhi kujtojnë momentet e veçanta me stolisten, djali zbuloi surprizën emocionuese gjatë koncertit

Të ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ishin familjarët e Rozmari Jorganxhi, solistes lirike.

Në ditën ndërkombëtare të muzikës, familjarët kujtuan përkushtimin e madh të saj dedikuar muzikës.

Zonja Jorganxhi ka dhënë  mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

Djali i saj, Hektori veçoi një nga surprizat më emocionuese që i ka bërë nënës së tij.

Advertisement

“Kemi shumë moment të veçanta. Në vitin 2003 unë kam bërë një koncert dhe në fund të koncertit, falë vllait tim Gjergjit kisha përgatitur këngën “Lule Bore”. Pa e ditur nëna, unë e ftova në skenë, ja bëra surprizë dhe ishte hera e parë që këndonim bashkë. Nuk e priste fare”, tha Hektori.

Motra e Rozmari Jorganxhi flet për fëmijërinë e stolistes, ku na zbulon se veç faktit që ajo ishte shumë profesioniste, nuk mungonte as ana njerëzore, kjo pasi studentëve të saj ju thurrte kapuça gjatë periudhës së ftohtë të dimrit.

“Unë kujtoj fëmijërinë me motrën time, kujtoj që u dallua që e vogël që ishte e zgjuar. Filloi klasën e parë që 5 vjeç. Fëmijët i merrte në shtëpi, i bëntë mësim plus, në dimër i thurrte kapuça. Ka qenë një njeri shumë i rregullt. Planifikonte gjithë ditën”, tha Zhuliana. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy