“Errësirë” në shtëpinë me gjethe/ Oltsen Gripshi çel ekspozitën me instalacione e fotografi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Errësirë” në shtëpinë me gjethe/ Oltsen Gripshi çel ekspozitën me instalacione e fotografi

Në njërin prej tuneleve të muzeut të përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është çelur ekspozita personale “Errësirë” e artistit Oltsen Gripshi. Përgjatë kësaj hapësire të ftohtë vijnë përmes një simbolike të fortë në instalacione dhe fotografi kujtimet dhe përjetimet për regjimin diktatorial.

 

OLTSEN GRIPSHI
ARTIST
“Në këtë prizëm ekspozita vjen e gërshetuar mes fotografisë artistike instalacionit të gjatë sa vetë tuneli gati 25 metra me një simbolikë të këtyre shpirtrave të këtyre viktimave të persekutimit të regjimit që nuk ja dolën por sot gjenden këtu mes një imazhi estetik dhe shpirtrave që gjenden të.”

 

Advertisement

Jo rastësisht është zgjedhur dhe është përshtatur muzeu për hapjen e kësaj ekspozite. Për këtë shkak artisti ka vendosur individin përballë asaj errësire që la pas regjimi komunist.

 

OLTSEN GRIPSHI
ARTIST
“Ishte një sintoni e menjëhershme sapo e pash këtë hapsirë për te vetmen arsye sepse është ironi e fatit që në këtë hapsirë që askush nuk e dinte ekzistencën sot gjendet një ekspozitë që flet për bëmat e këtij vendi, e cila rikthen të shuarën per ta përmbyllur në këtë kapsulë ku më parë askush nuk dinte asgjë por shkruheshin fatet e kujtdo.”

 

Advertisement

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun deri më datë 17 qershor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy