Abigela Voshtina do të jetë drejtuesja e re e Teatrit kombëtar të operës dhe baletiti.
Sipas burimeve, Voshtina, e cila deri më tani ishte drejtuese artistike e këtij institucioni është zgjedhur si drejtuese nga qeveria në mbledhjen e kësaj të mërkure.
Advertisement
Abigela ishte një nga shtatë kandidatët për këtë post dhe do të pasojë në këtë detyrë Zana Çelën për katër vitet e ardhshme. Kjo e fundit prej dy mandatesh drejtonte TKOB-n, dhe rikandidoi sërish për një mandat të tretë.
Ndërkohë që pas pak pritet të zbardhet i plotë dhe vendimi i qeverisë.
Advertisement