13 ikona bizantine janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Kostika Koti, specialist pranë këtij muzeu, tregon se teknikat e këtyre dy ikonave janë krejt ndryshe nga ato të shekullit të 16-të, për të cilat njihen dhe autorët.

 

KOSTIKA KOTI

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto dy ikona janë shumë interesante për stilin e tyre.  

 

Drejtorja e këtij muzeu, Fjoralba Prifti, tha se në ekspozitën “Piktura bizantine në Shqipëri” janë përzgjedhur 13 ikona të ndryshme, për shkak të periudhave të cilat iu përkasin, mënyrës se si ato janë realizuar apo dhe për tipologjitë, stilin, dhe teknikat e përdorura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

FJORALBA PRIFTI DREJTORE E MUZEUT

 

Kemi emra shumë të mirënjohur si Onufri etj. Në pamjen e pare ikonat e ekspozuara nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, kjo për shkak të rregullave te rrepta dhe të pandryshueshme edhe sot, të artit bizantin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas specialistëve të fushës, në pamjen e parë ikonat e ekspozuara nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, kjo për shkak të rregullave të rrepta dhe të pandryshueshme edhe sot të artit bizantin, por njohja e skenave biblike dhe interpretimi i tyre individual i bën ato të ndryshme dhe interesante.