Artisti i njohur i arteve pamore, Helidon Haliti, çeli në galerinë e arteve Shkodër ekspozitën personale “Udhëtarët e Kotësisë”.
E ndarë në 4 cikle: Akuarel, Faksimile, Udhëtarët e kotësisë dhe Çapaçulet, kjo ekspozitë ka brenda saj një sërë provokimesh dhe mesazhesh për syrin e vizitorëve.
Ndërsa të zhyt në bukuritë e natyrës shqiptare, artisti të fton njëherësh të prekesh realitetin e përditshëm, transformimet që ndodhin në jetën e njeriut. Kjo ekspozitë është e para në Shkodër, në karrierën e gjatë të piktorit.
Të bësh art në Shqipëri nuk është e lehtë dhe kjo është një sfidë më vete për çdo artist të artit pamor.
Advertisement
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 27 prill për publikun shkodran./vizionplus.tv