Piktura e rikthen Amarildo Ruçin pranë publikut të kryeqytetit.
Ai njihet për teknikën e veçantë të vizatimit me duar, por këtë herë artisti sjell transformimin e njeriut nga gjendja shpirtërore te deformimi fizik kur përballet me realitetin e botës së jashtme.
AMARILDO RUÇI
PIKTOR
Advertisement“Piktura ime është e përcaktuar si surrealizëm simbolik. Që në fillimet e mua ka qenë pak kontroverse mund ta quaj. Ka të bëjë më së tepërmi me natyrën njerëzore, mënyra se si ndodhet qenia njerëzore në situata të ndryshme. Të gjitha ekspozitat e mia kanë lindur si burim i emocionit tim të brendshëm.”
Amaridlo Ruçi është prezantuar gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ne te cilat nuk do të mungojë as këtë vit me ekspozitat e tij në disa prej kryeqyteteve më të mëdha botërore.
AMARILDO RUÇI
PIKTOR
Advertisement“Dje kam patur një ekspozitë të përbashkët në Madrid që ka rastisur në të njëjtën kohë me ekspozitën këtu. Në gusht gjithashtu do të kem një ekspozitë në Monaco. Në New York jam në bisedime.”
Gjatë karrierës së tij artistike Ruçi diferencon pjesëmarrjen e tij në muzeun e Luvrit.
AMARILDO RUÇI
PIKTOR
Advertisement“Ai ka qenë një nga vendet më prestigjioze që kam marrë pjesë pasi unë kam qenë dhe më përpara në vende të tjera në Europe. Kam shitur dy piktura ndërkohë që kam dhe të tjera në plan. Nëpërmjet këtyre lidhjeve më artistë të tjerë shkëmben kultura, ide, mendime dhe zhvillohesh dhe vetë si artist.”
Ekspozita “Prapa Kanavacëve” është e hapur për të gjithë publikun deri më datë 23 prill, në Galerinë e Artit të Tiranës.