Me pasionin dhe dashurinë e pareshtur për skulpturën u ndërpre dhe ëndrra e skulptorit Arben Bajo. Ekspozita e fundit personale nën emrin vjen për të gjithë artdashësit nga bashkëshortja e tij Teuta dhe dy kuratorët Ermir Hoxha dhe Ardian Kapo.
Një perceptim në kohë dhe hapësirë mbi mitologjinë vjen si subjekt i kësaj ekspozite.
“Renia e Pegasos”, tërheq vëmendje që në hyrje të galerisë, e lënë ashtu, e derdhur mbi allçi, siç dhe Bajo e la pak para se të pandemia Covid-19 ti merrte jetën.
TEUTA BAJO
AdvertisementBASHKËSHORTE E ARBEN BAJOS
“Para se të mbylleshim në kohët e pandemisë ne diskutonim se si do hapej ekspozita në prill të 2020, është pikërisht kjo ekspozitë që është sot dhe donte që në sallën kryesore të ishte Pegasoi i rënë dhe punët e tjera të shpërndaheshin në dy sallat e tjera.”
I mjaftonte vetëm një daltë, pak allçi ose bronz dhe në një kohë të shkurtër Bajo e shndërronte në vepër arti, e cila do të jetojë gjatë si gjurmë, për cilindo që e njeh Skulpturën. I lidhur ngushtësisht me mitin grek Bajo kishte kohë që mendonte të ndërtonte një seri veprash me këtë temë.
ERMIR HOXHA
AdvertisementKURATOR
“Dhe ne vendosëm që të bënim pse jo ekspozitën që ai la pa bërë, dhe duke bërë këtë ne vendosëm në vend amanetin e tij të pashpallur. Beni ndërtoi një ekspozitë të bazuar në dy linja, linja e parë është mitologjia e personifikuar në vetë të parë, mbi vetë trupin e tij, ndërsa pjesa e dytë është më ilustrative mbi temat klasike të mitologjisë.”
“Mythodea” e Arben Bajos, do të qëndrojë e hapur deri më 12 Nëntor në Galerinë FAB.