“Kjo rinia jonë” është shfaqja që ngre siparin e sezonit të ri artistik të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ajo vjen me një tematikë që prek përplasjet e adoleshencës me pjekurinë dhe zbërthen ballafaqimin me të kaluarën e konfliktet midis gjeneratave.
Regjisori i kësaj shfaqje Silvio Goskova ka zgjedhur që aktorët të luajnë dhe ndërveprojnë edhe me publikun duke i bërë pjesë të ngjarjes.
SILVIO GOSKOVA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";REGJISOR
“Loja ishte e tillë që u vendos, loja qe u vendos të luhej në këtë shfaqe ishte shume intime dhe kishte nevojë për realizëm, emocion dhe publiku ka nevojë që të ishte afër.”
Vepra vjen si pjesë e projektit fitues të “Krijimtarisë së Fondit për të Rinj” ndaj dhe aktorët janë të emocionuar për ngjiten në skenën teatrore për herë të parë.
DENADA LLANAJ
AKTORE
“Është hera ime e parë që luaj në Korçë, d.m.th edhe si eksperiencë është eksperienca ime e parë dhe jam shumë e emocionuar. Kam dashur të jap një eksperiencë timen këtu sepse njerëzit vërtet duhet të na shikojnë dhe të na kuptojnë ne si rini.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
JUXHIN PLOVISHTI
AKTOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Është hera ime e parë që luaj në teatrin e Korçës, kisha shumë vite që e prisja një shfaqe në këtë teatër. Dhe shpresoj që shfaqja të ketë rrugë të gjatë.”
Teatri Eksperimental në këtë sezon synon t’i japë mbështetje të rinjve që duan te bëjnë përpara në fushën e teatrit.
ALTIN BASHA
DREJTOR I TEATRIT KOMBETAR EKSPERIMENTAL
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Kjo është një shfaqe që i flet brezit të ri dhe tregon se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur në fushën e teatrit me të rinj të talentuar që realizojnë dhe vepra kaq të bukura. I flet brezit të ri, problemeve të tyre, e sheh realitetin në sy, është një vepër rebele dhe e fuqishme.”
“Kjo rinia jonë” e nisi rrugëtimin e tij në teatrin “Andon Zako Cajupi” në Korçë dhe do të shfaqet deri më datë 19 Shtator.