Dita Ndërkombëtare e Rinisë u festua në një mënyrë të veçantë për këtë vit, me në fokus kontributin e të rinjve në industrinë krijuese. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, përgjatë gjithë ditës së 8 dhjetorit, e shndërroi markatën e Pazarit të Ri në një hapësirë ku u zhvilluan disa aktivitete në të njëjtën kohë.

Në kuadër të “B40 Creative Industries Youth Awards”, në mëngjes u çel Panairi i Industrisë Kreative, ku vizitorët panë nga afër punët e disa artistëve, ashtu sikurse u njohën me robotët e parë shqiptarë.

Të rritur e të vegjël patën mundësinë të mësonin më shumë rreth teknologjisë, ashtu sikurse u njohën nga afër me punën e artizanëve e të tjerë krijuesve që kanë ngritur biznese përmes krijimtarisë.

Paralelisht, në po të njëjtin ambient u zhvilluan tre panele diskutimi me ekspertë të fushës, shqiptarë e të huaj, ku u përfshinë diskutime mbi aktivitetin e të rinjve në industrinë kreative si faktor thelbësor ekonomik, inovacionin dhe teknologjinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas përfundimit të pjesës së parë të ditës, në mbrëmje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë mbrëmje Gala morën pjesë personalitete dhe aktorë të ndryshëm të industrisë kreative.

Në 10 kategori të cilat u vlerësuan me çmime, kandidatë ishin të rinj që vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe që njëkohësisht kanë ngritur biznese përmes ideve krijuese.

“Në 1000 ditë, jemi krenarë që kemi arritur të investojmë në profesionet e të ardhmes, siç janë ato të industrisë kreative. Ne besojmë tek impakti i kësaj industrie në ekonomi dhe jemi të bindur që përmes punës së çdo dite, kemi arritur të ndikojmë pozitivisht në rritjen ekonomike falë industrisë krijuese”, shprehet Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, z. Jonid Jorgji.

Nga inovacionet në teknologji, e deri tek çmimet për sipërmarrjen më kreative apo iniciativat për komunitetin, vlerësimet u shpërndanë në vende të ndryshme ballkanike, në kuadër të rrjetit të B40.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";