Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai 48-vjeçar në Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai 48-vjeçar në Kavajë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë.

Një baba 48-vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Advertisement

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy