Aktori i njohur Mirush Kabashi u vlerësua me titullin “Qytetar nderi” pas vdekjes në një ceremoni të veçantë të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ia dorëzoi titullin vajzës së aktorit, duke thënë se interpretimet e roleve të larmishme e kanë bërë Mirush Kabashin një aktor mjaft të veçantë.

Vajza e aktorit, Mendi Kabashi tha se ndihej e emocionuar, sepse ky titull jepet në ditën e tij të lindjes.

Regjisorja Driada Dervishi kishte përgatitur një dokumentar të shkurtër, pjesë e të cilit ishte edhe një intervistë e fundit e Mirush Kabashit, e patransmetuar më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirush Kabashi është autori i qindra roleve në teatër dhe kinematografi. Për 22 vjet ai ka qenë pjesë e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa më pas është zhvendosur në Tiranë. Në karrierën e tij artistike ai fitoi afro 60 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare./vizionplus.tv/