Në muajin e Gruas, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, diskutoi në Klubin e Librit “Mësojmë nga e kaluara”, librin ditar e poezi, “Dritë që vjen nga humnera” të  Drita Çomos, si dhe zbuloi për herë të parë për publikun pjesë nga dosja e survejimit që Ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vjeçare.

Vdekja e kobshme në një moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës, e bën edhe më tragjik jetën e Drita Çomos, ku as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Ajo la të shkruar një ditar, i cili është dëshmi për ngjarjet e ndodhura në izolim si dhe dhjetra poema e poezi të shkruara në vitet 1975-1981, të cilat janë një histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe shprese, të cilat u bënë pjesë e diskutimeve në Klubin e Librit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Libri që la pas Drita Çomo dhe dosja e survejimit që hapet për herë të parë, për studiuesit, me lejen e familjarëve,  vjen në përkujtim të 8 Marsit për të nderuar përpjekjet e vajzave dhe grave në komunizëm. Klubi i librit targeton mësuesit dhe mundohet që përmes memuaristikës dhe lidhjes me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit t’i japim mësuesve jo vetëm fakte historike, por edhe kontekst, përjetim, për t’u hedhur në një platformë për diskutim. Libri i Drita Çomos është si ajo lulja që don ta këpusësh, po mbas asaj luleje na dalin rrënjë të thella e të thella, për fatin e historisë së saj, raportet që ajo krijoi me njerëzit, shpresa e saj për të jetuar, fati tragjik i dy prindërve që ëndërruan një ëndërr të bukur, por që për fatin e keq nuk rezultoi aq e bukur, por edhe i bëri viktimë. Le të urojmë që kohë të tilla mos të përsëriten më”, u shpreh kryetarja e e AIDISSH Genta Sula.

Ndërkohë Petrit Çomo vëllai i Drita Çomos solli disa dëshmi nga jeta në internim dhe vitet e kaluara me Dritën.

“Mua më vjen mirë që ajo kujtohet edhe pse vdiq e re. Ajo la pas këto krijime që e kthyen historinë e saj në qëndër të vëmendjes dhe uroj që edhe për të tjerë, si ajo që nuk patën fat të realizoheshin për shkak të pengesave ideologjike të ketë sa më shumë ngjarje të tilla kujtese”, theksoi petrit Ccomo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drita Çomo u lind në Tiranë në 19 mars të vitit 1958. Në nëntor 1960, në moshën dyvjeçare, u internua, për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishova dhe dënimit të të atit. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi u internua në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë, nuk arriti të kryente maturën.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";